dy jave pasi irlanda mori presidencen e keshillit te be se kurti pret ambasadorin almqvist dhe kerkon statusin e vendit kandidat 6a58e1542d9c2

Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të BE-së, Kurti pret ambasadorin Almqvist dhe kërkon statusin e vendit kandidat

July 16, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi, Kurti e cilësoi Irlandën si shtet mik dhe partner të rëndësishëm të Kosovës, ndërsa theksoi se statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

Dy javë pasi Irlanda mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time ambasadorin jo-rezident, Ragnar Almqvist.

Irlanda është shtet mik dhe partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Ne jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e saj në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it.

Republika e Kosovës është demokracia më e avancuar në rajon, ka mesataren më të lartë të rritjes ekonomike dhe, krahas mbështetjes së lartë qytetare për BE-në, është plotësisht e linjëzuar me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë njohje e meritës për reformat dhe progresin që Kosova ka dëshmuar. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

musk marine le pen eshte shpresa e fundit e frances 6a58dcccadb13
Lajmi i mëparshëm

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

smart city rama projekti nuk ndalet me do te shtrihet ne te gjithe territorin 6a58e1d01845d
Lajmi i radhës

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Të fundit nga

ShkoLartë