slot zbulon shqetesimin per gjendjen fizike te florian wirtz 6958571346f7e

Slot zbulon shqetësimin për gjendjen fizike të Florian Wirtz

January 3, 2026
1 minut lexim

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka zbuluar se Florian Wirtz po përballet prej disa ditësh me një problem në tendinën e kofshës (hamstring).

Pavarësisht këtij shqetësimi, sulmuesi i “Reds” luajti më shumë se një orë në barazimin pa gola kundër Leeds të enjten.

“Duhet të presim dhe të shohim si do të dalin nga ndeshja,” tha Slot për BBC-në, kur u pyet se si planifikon të bëjë rotacion përpara sfidës ndaj Fulham-it të dielën.

“Floriani, për shembull, u stërvit vetëm një herë këtë javë, sepse ndjeu një shqetësim në tendinën e kofshës në fillim të javës.

Për këtë arsye nuk doja të rrezikoja duke e mbajtur shumë gjatë në fushë, duke pasur parasysh të gjitha ndeshjet që na presin.

Kjo është diçka që duhet ta menaxhojmë. Kjo është situata që duhet ta pranojmë dhe në të cilën ndodhemi aktualisht”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bore ne shqiperi rama ekipet ne terren per te garantuar levizjen 695856b67fe4b
Lajmi i mëparshëm

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

hetimi i the guardian informacioni shendetesor i gabuar nga inteligjenca artificiale e google po rrezikon jeten e njerezve 695857ee3362e
Lajmi i radhës

Hetimi i “The Guardian”: Informacioni shëndetësor i gabuar nga inteligjenca artificiale e Google po rrezikon jetën e njerëzve

Të fundit nga

ShkoLartë