Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, u ndal te ndeshja e radhës e kampionatit kundër Newcastle: “Mendoj se është thelbësore për gjithë sezonin.
Çdo ndeshje e vetme është vendimtare, por pozicioni ku ndodhemi tani e bën çdo ndeshje të mbetur edhe më vendimtare, sepse dihen objektivat që duam të arrijmë.
Pra është një ndeshje kyçe, ashtu si edhe e radhës pas saj.
Kemi provuar sa e vështirë është të luash kundër Newcastle gjatë një viti e gjysmë këtu.
Ka qenë gjithmonë një përballje shumë e fortë për ne dhe për ata.
Një sfidë e madhe për t’u pritur me padurim, sidomos sepse të dyja skuadrat morën rezultate të mira gjatë javës.
Pastaj, të luash në ‘Anfield’ është gjithmonë diçka e veçantë”.
Për fitoren ndaj Qarabag: “Na ndihmoi sepse u kualifikuam në 1/8-at e Champions-it, ishte një fitore e bukur, me paraqitje të mirë dhe gola.
Sidoqoftë, jemi të vetëdijshëm se një fitore nuk mjafton për këtë klub. Newcastle do të jetë një sfidë më e vështirë se ajo e së mërkurës.
Megjithatë, të fitosh është gjithmonë e dobishme, sidomos pas humbjes në minutën e fundit ndaj Bournemouth”.
Burimi: botasot.info


