slot me probleme 6915c3538780d

Slot me probleme

November 13, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, shpreson se pushimi 2-javor për shkak të kombëtareve do ta ndihmojë skuadrën që të rifitojë besimin e humbur pas një muaji zhgënjyes. Ai pret njëkohësisht edhe lajme të mira nga infermieria, për të rikuperuar disa futbollistë të dëmtuar.

“Alisson me siguri do të kthehet në dispozicion për të luajtur pas pushimit të kombëtareve dhe pres që edhe Jeremie Frimpong të kthehet në grup.

Nga ai moment do të luajmë pa ndërprerje nga nëntori deri në mars, ndaj kam nevojë për të gjithë lojtarët”, deklaroi Arne Slot.

Më tej, trajneri holandez foli edhe për situatën në pjesën tjetër të skuadrës: “Andy Robertson filloi si titullar tre ndeshje në shtatë ditë. Më duhej ta largoja nga fusha sepse ndjeva se ishte i lodhur. Duhet të presim dhe të shohim nëse do të jetë sërish gati pas disa ditësh”.

“Wirtz mund të luajë në shumë pozicione. Ai mund të luajë në të majtë, gjë që e bënte pothuajse gjatë gjithë kohës në Leverkusen.

Para kësaj, ai luante si numër 10 në një formacion 4-3-3. Do ta vendosim atë në pozicionet në të cilat është i mirë se sa të përqendrohemi te një i vetëm”, deklaroi Slot.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryenin marredhenie seksuale ne ambiente publike e pesojne dy te moshuarit ne shkoder 6915c2f72ace6
Lajmi i mëparshëm

Kryenin marrëdhënie seksuale në ambiente publike, e pësojnë dy të moshuarit në Shkodër

shkelja e te drejtave te shqiptareve ne lugine besnik bislimi e informon peter sorensenin 6915c3631dc16
Lajmi i radhës

Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, Besnik Bislimi e informon Peter Sorensenin

Të fundit nga

ShkoLartë