slot flet per deshtimin e transferimit te geertruidas 6985cc842a3b5

Slot flet për dështimin e transferimit të Geertruidas

February 6, 2026
1 minut lexim

Liverpooli nuk pati një merkato të mirë të janarit.

Ata nuk arritën të sjellin një përforcim, pas krizës së fundit me rezultate në Premierligë, përveç transferimit të talentit francez të Rennesit, Jeremy Jacquet i cili do t’i bashkohet nga sezoni i ardhshëm.

Liverpooli, ishte në kontakte me bashkëlojtarin e Xhakës te Sunderlandi, Lutsharel Geertruida, por që nuk pati sukses.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka folur rreth kësaj situate.

“Kjo është arsyeja pse u përpoqëm ta forconim skuadrën gjatë pushimeve dimërore dhe Geertruida në fund nuk ishte i disponueshëm. Por ne u përpoqëm ta forconim skuadrën – kjo është e qartë”, deklaroi Slot.

Slot, e njeh mirë profilin e mbrojtësit holandez, pasi që kishin qenë bashkë te Feyenoordi ku kishin fituar tituj në Holandë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e quajti pervers gruaja e mirit i pergjigjet babait te selines 6985c5f87692b
Lajmi i mëparshëm

E quajti ‘pervers’, gruaja e Mirit i përgjigjet babait të Selinës

ndodh ne holande mbreteresha maxima nis stervitjen ushtarake per tu bashkuar me rezerven e forcave te armatosura 6985cd4a62d18
Lajmi i radhës

Ndodh në Holandë! Mbretëresha Máxima nis stërvitjen ushtarake për t’u bashkuar me rezervën e Forcave të Armatosura

Të fundit nga

ShkoLartë