sllovenia vendos bonus te detyrueshem per fundvit minimumi 740 euro per cdo punetor 6ad9fd732e196

Sllovenia vendos bonus të detyrueshëm për fundvit, minimumi 740 euro për çdo punëtor

October 22, 2026
1 minut lexim

Të gjithë të punësuarit në Slloveni këtë vit do të marrin bonus të detyrueshëm për Krishtlindje, i cili nuk mund të jetë më i ulët se 740,94 euro.

Me futjen e të ashtuquajturit bonus dimëror, bonusi i Krishtlindjeve është bërë i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit në Slloveni. Shuma lidhet me pagën minimale bruto, e cila në vitin 2026 është 1.481,88 euro, ndërsa bonusi dimëror është përcaktuar në gjysmën e kësaj shume.

Punëtorët që kanë punuar gjatë gjithë vitit te i njëjti punëdhënës, me orar të plotë, kanë të drejtë për bonus minimal prej 740,94 eurosh. Ata që kanë punuar për një periudhë më të shkurtër ose me orar të reduktuar do të marrin një shumë proporcionale.

Punëdhënësit duhet ta paguajnë bonusin më së voni deri më 18 dhjetor.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestat ne shqiperi dhoma amerikane e tregtise shpreh shqetesim per demtimin e bizneseve 6ad9fd6eb4e89
Lajmi i mëparshëm

​Protestat në Shqipëri, Dhoma Amerikane e Tregtisë shpreh shqetësim për dëmtimin e bizneseve

neser regjim i posacem i komunikacionit ne shkup 6ada18a10003b
Lajmi i radhës

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë