Ekipi i Çairit festoi në javën e parë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në hendboll.
Vashat e trajnerit Basri Latifit shkatërruan me lojë e rezultat 31: 17 Pelisterin në Manastir.
Skuadra shqiptare ishte bindshëm më e mirë dhe pa problem kthehet me pikë të plota nga Manastiri.
Fituesi u bë i ditur qysh në pjesën e parë kur vashat e Basri Latifit kishin 10 gola epërsi (16:6).
Biljana Damçevska është më efikasja te Çairi, me 12 gola, ndërsa Daniela Shinikovska shënoi më së shumit fola të rivalja, 4 gola.
Në javën e ardhshme Pelisteri do të ketë një tjetër detyrë të vështirë kundër kampiones Gjorgje Petrov, ndërsa Çairi do ta presin Vardarin.
Burimi: botasot.info


