Në pjesën e prapme të ambienteve të një bastoreje ka qenë i vendosur një institut arsimor privat i cili para pak kohësh ka qenë i mbyllur. Ky shembull për mosrespektim të kushteve ligjore sipas të cilit institutet private kanë marrë leje për punë, e theksoi më 4 prill ministrja e Arsimit Vesna Janevska. Ajo nuk theksoi se për cilin institut privat bëhet fjalë, e as se nëse bëhet fjalë për institut shkencor ose arsimor, shkruan Kolegium.mk, njofton Portalb.mk.
Janevska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Komunën e Ilindenit përsëriti se deri tani Ministria ka zbuluar 14, siç ajo i quajti, institute “të ashtuquajtura”. Sipas saj, shembulli më brutal i mosrespektimit të ligjit ka qenë shembulli me një institut të regjistruar i cili në hapësirë të prapme të një bastoreje, me dy karrige dhe dy dyshekë.
“Ne drejtojmë 34 institucione të arsimit të lartë në vend, gjë që është absolutisht e papranueshme. Nën emrin e një instituti privat, de fakto kryhen edhe funksione të tjera, siç është ky shembull me këtë bastore”, deklaroi Janevska.
Ajo shtoi se numri i institucioneve të këtilla në shtet është më i madh dhe se Ministria do të vazhdojë të reagojë aty ku konfirmohen shkelje të ligjit dhe kushte joadekuate për punë arsimore.
Këtë përgjigje Janevska e dha në pyetjen e gazetarëve kushtuar ankesave të instituteve private për kriteret e reja sipas të cilëve duhet ta rrisin kuadrin e arsimit të lartë doktorë shkencash nga dy në pesë. Ajo shtoi se këto nuk janë kritere “thjesht të sajuara”, por të bazuara në analizë serioze.
“Po, mund të jetë e vështirë të sigurohen 10 doktorë shkencash, por duke qenë se prodhimi i mjekëve ishte i lartë, unë rekomandoj që të gjejnë nga ata që i kanë përfunduar ato studime me ndershmëri, të punësojnë njerëz, në vend që t’i abuzojnë ata – sot pranojnë 10, kalojnë akreditimin institucional, pas dy ditësh pushojnë nga puna 5, kjo gjithashtu nuk është e drejtë dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë… Ekziston një dispozitë kalimtare në ligj”, deklaroi Janevska.
Vendimi i fundit i publikuar i Ministrisë së Arsimit për mbyllje të përkohshme të fakultetit privat ishte shkolla e lartë profesionale “Fakulteti për biznes ekonomi” në Shkup në shtator të vitit të kaluar pas konfirmimit të punës joligjore. Sipas të dhënave publikisht qsëse, procesi i verifikimit të instituteve private shkencore dhe arsimore filloi në janar të vitit të kaluar. Atëherë nga MASH-i siç theksuan se mungesa e hulumtuesve dhe programeve janë arsyet më të shpeshta për mbyllje të një pjese më të madhe të instituteve private shkencore, nga ana e shtetit e cila ua jep akreditimet për punë.
Vitin e kaluar u mbyllën Instituti për modë “Feshën dizajn” në Tetovë, por edhe disa institute tjera në Shkup – Instituti për biznes ekonomi, Instituti për gjeobiologji, arkeologji, ujëra nëntokësor de ekologji, Instituti për shkencë, alternativë, kulturë dhe art, si dhe Instituti për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim me ndryshime klimatike “Milieukontakt Makedonija”.
Janevska sot deklaroi se ligji i ri për arsim të lartë në të cilin do të përfshihen edhe kriteret për institutet private është mbyllur nga komisioni punues dhe të hënën do të hyjë në procedurë ligjore.
Burimi: lajmpress.org



