skandalin serb policia austriake e parandaloi 698756428323f

Skandalin serb, policia austriake e parandaloi…

February 7, 2026
1 minut lexim

Rreth 50 tifozë të maskuar, të cilët sipas mediave austriake, dyshohen se janë nga Serbia, tentuan mbrëmë të arrinin në këmbë autostradën A2 pranë Traiskirchen-it, me dyshimin se synonin të ngrinin pritë ndaj tifozëve të skuadrës kroate Zara.

Skandalin serb, policia austriake e parandaloi.!

Sipas portalit austriak “Krone”, policia mori disa njoftime nga qytetarët rreth orës 21:00, të cilët raportuan grumbullime të dyshimta dhe incidente pranë autostradës A2.

Menjëherë u angazhuan patrulla të shumta policore, ndërsa në operacion u përfshi edhe një helikopter.

Në vendngjarje, policia identifikoi një grup prej rreth 50 personash.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhej fjalë për huliganë serbë, rivalë të tifozëve kroatë, të cilët dyshohet se kishin planifikuar një përleshje pas ndeshjes së ABA League mes ekipit austriak Vienna dhe Zarës, e zhvilluar po atë mbrëmje dhe e fituar nga kroatët me rezultatin 86:77.

Personat e maskuar kishin parkuar automjetet e tyre pranë autostradës dhe më pas tentuan t’i afroheshin rrugës në këmbë. Gjatë ndërhyrjes së policisë nuk pati arrestime, por u sekuestruan mbi 40 shkopinj, si dhe objekte të tjera të përshtatshme për shkaktimin e trazirave.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për detajet e plota të incidentit, por autoritetet austriake nuk e përjashtojnë mundësinë që i gjithë aksioni të ketë qenë i organizuar paraprakisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maya jama trondit fansat me fustanin qe dukej sikur ishte lakuriq 69874fb8e2670
Lajmi i mëparshëm

Maya Jama “trondit” fansat me fustanin që dukej sikur ishte lakuriq

dosja epstein drejtesia franceze hap hetim ndaj ish ministrit te kultures jack lang 69875712a4343
Lajmi i radhës

Dosja Epstein, drejtësia franceze hap hetim ndaj ish-ministrit të kulturës Jack Lang

Të fundit nga

Granit Xhaka me përqafim emocional

Granit Xhaka ishte një nga figurat që tërhoqi vëmendje në “Emirates” pas ndeshjes Arsenal–Sunderland, e cila përfundoi me fitore bindëse 3-0 për vendasit në kuadër të Ligës Premier. Kapiteni i Sunderlandit, i
ShkoLartë