skandali ne be kush eshte zyrtari tjeter i larte qe u arrestua se bashku me federica mogherinin per mashtrim fondesh 692eeec7c69e9

Skandali në BE, kush është zyrtari tjetër i lartë që u arrestua së bashku me Federica Mogherinin për mashtrim fondesh

December 2, 2025
1 minut lexim

Zgjerohen përmasat e një skandali të rëndë korrupsioni në zemër të institucioneve europiane.

Ish-shefja e diplomacisë së BE-së dhe aktualisht rektore e “Collegio d’Europa”, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim dhe korrupsion që përfshin një program trajnimi të diplomatëve europianë.

Sipas mediave belge, së bashku me Mogherinin është ndaluar edhe Stefano Sannino, ish-sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (SEAE) dhe aktualisht drejtues i DG Mediterraneo në Komisionin Europian. Personi i tretë i arrestuar është një menaxher i Collegio d’Europa, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

Prokuroria Europiane ka kryer kontrolle në zyrat e SEAE në Bruksel dhe në disa ambiente të “Collegio d’Europa” në Bruges. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim, konkurencë të pandershme dhe shpërndarje të paracaktuar të tenderëve, gjatë periudhës 2021-2022, në lidhje me një program 9-mujor trajnimi për diplomatët e rinj të BE-së.

Autoritetet po hetojnë nëse përfaqësues të Kolegjit kanë pasur akses paraprak në kriteret e tenderit dhe nëse janë kryer shkelje që përfshijnë korrupsion, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe mashtrim me fondet e BE-së.

Prokuroria Europiane kishte kërkuar më parë heqjen e imunitetit të disa zyrtarëve, kërkesë që është miratuar para operacionit të sotëm. Ndërkohë, Komisioni Europian ka refuzuar komentet me argumentin se “hetimi është në proces”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i dyshuar per spiunazh ne favor te rusise arrestohet shtetasi britanik ne ukraine 692eed141d13a
Lajmi i mëparshëm

I dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, arrestohet shtetasi britanik në Ukrainë

arrestohet federica mogherini per mashtrim e korrupsion 692ef1d810367
Lajmi i radhës

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

Të fundit nga

Beteja për titullin

Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë
ShkoLartë