skandali i shish mblidhet sot keshilli i sigurise kombetare 6aba1c706a380

Skandali i SHISH, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
min lexim

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet mëngjesin e sotëm në Pallatin e Brigadave, pas thirrjes nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në vijim të skandalit që përfshin Shërbimin Informativ Shtetëror.

Mbledhja e thirrur nga kreu i shtetit pritet të nisë në orën 08:30 dhe në të do të jenë të pranishëm drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Nisma vjen pasi Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për drejtuesen e shërbimit informativ, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme për aferën e AKSHI-t.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, janë siguruar prova që implikojnë zyrtaren në nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe përkrahjen e personave në kërkim gjatë kohës që ndodheshin në arrati.

Pas largimit të Hysenit, SHISH drejtohet aktualisht nga Elvis Lila, në cilësinë e drejtuesit të komanduar. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se për drejtuesin e ri të institucionit do të konsultohet me Presidentin.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pritet të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve që lidhen me sigurinë kombëtare, mes tyre Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministrat përgjegjës, drejtuesi i Policisë së Shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së dhe drejtuesi i komanduar i SHISH.

Një ditë më parë, sapo erdhi nga SHBA, Edi Rama reagoi për zhvillimet duke e cilësuar masën ndaj Hysenit një çështje që i përket drejtësisë, por duke vënë theksin tek përgjegjësia e shtetit për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë.

Rama tha gjithashtu se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në dosjen e drejtësisë, por për nevojën që institucionet të reflektojnë mbi përgjegjësitë e tyre.

“Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht”, deklaroi kryeministri.

Sipas Ramës, pikërisht për këtë arsye Këshilli i Sigurimit Kombëtar i thirrur nga Presidenti Begaj të hënën është institucioni ku duhet të diskutohen përgjegjësitë e krijuara pas këtij rasti.

Mbledhja e sotme pritet të vendosë në fokus jo vetëm çështjen e ish-drejtores së SHISH, por edhe pasojat institucionale të hetimit dhe nevojën për garantimin e funksionimit dhe mbrojtjes së Shërbimit Informativ të Shtetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga qeveria ne kuvend projektligji per byrone hyn ne fazen e re ekspertet flasin per hapat e radhes 6aba1bf81e076
Lajmi i mëparshëm

Nga Qeveria në Kuvend, Projektligji për Byronë hyn në fazën e re – Ekspertët flasin për hapat e radhës

kreu i inteligjences egjiptiane telefonoi netanyahun para 7 tetorit si u injorua paralajmerimi per sulmin e hamasit 6aba1cd55f48f
Lajmi i radhës

Kreu i inteligjencës egjiptiane telefonoi Netanyahun para 7 tetorit, si u injorua paralajmërimi për sulmin e Hamasit

Të fundit nga

ShkoLartë