Ekipet gazetareske nga Maqedonia e Veriut, që udhëtonin drejt Beogradit për të raportuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi, janë ndaluar në kufi për rreth dy deri në dy orë e gjysmë, ndërsa u janë mbajtur pasaportat.
Gazetari Aleksandar Spasovski nga televizioni Sitel bëri të ditur se ndalimi përfshiu ekipin e tij dhe gazetarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
Pas pritjes, atyre iu lejua hyrja në Serbi, por arritën në Beograd vetëm 15 deri në 20 minuta para raportimit të drejtpërdrejtë.
Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e ndalimit dhe as pika kufitare ku ndodhi incidenti.
Burimi: lajmpress.org



