skandal ne kompanine e telefonave nothing kapet duke genjyer kerkon falje prej klienteve 68b0950eb3fb1

Skandal në kompaninë e telefonave – Nothing kapet duke gënjyer, kërkon falje prej klientëve

August 28, 2025
1 minut lexim

Kompania Nothing është përfshirë në një skandal pasi u zbulua se kishte përdorur fotografi nga shërbime profesionale të imazheve në pajisjet demo në dyqane, duke i paraqitur ato si foto të realizuara nga telefoni i tyre i ri, Phone 3.

Bëhet fjalë për pesë fotografi që shfaqeshin në softuerin demonstrues të pajisjes, përfshirë një portret të një gruaje, një shkallë spirale dhe detaje të një makine.

Shpejt u vërtetua se këto imazhe ishin blerë nga platforma Stills dhe ishin realizuar me kamera profesionale në vitin 2023. Njëri nga fotografët, Roman Foks, konfirmoi se fotografia e tij ishte bërë me kamerën Fujifilm XH2s, e jo me një telefon Nothing.

Bashkëthemeluesi i kompanisë, Akis Evangelidis, reagoi në rrjetin X, duke kërkuar falje dhe e cilësoi rastin si një “neglizhencë e trishtueshme”. Ai tha se këto fotografi ishin parashikuar vetëm si përmbajtje e përkohshme (“placeholder”), derisa të shtoheshin imazhet e vërteta të realizuara me pajisjet përfundimtare. Megjithatë, ato mbetën gabimisht në disa njësi demo.

Pavarësisht se kompania këmbëngul se nuk kishte qëllim të keq, ekspertët e industrisë theksojnë se veprime të tilla mund të dëmtojnë besimin e konsumatorëve. Kujtohet gjithashtu se raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në industrinë e smartfonëve, por përdoruesit presin transparencë në paraqitjen e aftësive të kamerës.

Nothing e lançoi Phone 3 muajin e kaluar, i cili vjen me procesorin Snapdragon 8s Gen 4 dhe ekran AMOLED 6.67 inç. Telefoni ka një sistem të ri kamerash me tri kamera 50MP në pjesën e pasme (kamera kryesore, periskop dhe ultra-wide), si dhe një kamerë të përparme 50MP.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perplasen tre automjete ne tunelin e llogorase 68b094e33a92e
Lajmi i mëparshëm

Përplasen tre automjete në Tunelin e Llogorasë

shkon ne 19 numri i te vrareve ne kiev ne mesin e tyre 4 femije 68b0955366b77
Lajmi i radhës

Shkon në 19 numri i të vrarëve në Kiev, në mesin e tyre 4 fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë