skadon afati per sistemin ees kontrollet biometrike mund te rikthehen gradualisht rrezik radhesh ne kufi 6a9ea5911e467

Skadon afati për sistemin EES/ Kontrollet biometrike mund të rikthehen gradualisht, rrezik radhësh në kufi

September 7, 2026
1 minut lexim

Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen sërish me radhë të gjata në kufi, pasi skadoi afati i masave fleksibile të Brukselit për zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve, EES.

Ky afat përfundoi në 6 shtator dhe kompanitë ajrore i kanë kërkuar Komisionit Europian zgjatjen e tij deri në fund të vitit. Burime të shumta të cituara nga “The Guardian” tregojnë megjithatë se disa shtete anëtarë mund t’i rinisin më gradualisht kontrollet biometrike.

Sezoni veror nuk rezultoi me pritjeje të mundishme në shumë aeroporte europiane edhe pse në rastin më të keq, pati humbje flutuimesh nga ana e pasagjerëve. Industria e aviacionit beson se kaosi u shmang pikerisht për shkak të lehtësimit të rregullave që kërkojnë informacion biometrik, duke përfshirë marrjen e gjurmëve të gishtërinjve të qytetarëve që nuk vijnë nga vende të BE-së.

Luke Petherbridge, drejtori i çështjeve publike në entin tregtar të industrisë së udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar, Abta, tha se po vazhdonte ta nxise Komisionin Europian qe te lejoje pezullimin e kontrolleve kufitare përtej shtatorit, “duke pranuar se ka ende shumë rrugë për të bërë derisa EES-ja të jetë në funksionim në të gjitha vendet pjesëmarrëse”.

Në disa pika kyçe të kalimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, përfshirë Eurotunnel, Portin e Doverit dhe terminalin Eurostar në St Pancras, pajisjet për regjistrimin biometrik, ende nuk janë plotësisht funksionale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pagat e magjistrateve gjykata kushtetuese vendimi eshte i detyrueshem per zbatim 6a9ea530dca6f
Lajmi i mëparshëm

Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Vendimi është i detyrueshëm për zbatim

e kemi perjetuar shume keq ngjarjen reagon per here te pare babai i edi kucit postimet qe qarkullojne nuk jane bere nga une 6a9ea65c5989d
Lajmi i radhës

“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”/ Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit: Postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë

Të fundit nga

ShkoLartë