e kemi perjetuar shume keq ngjarjen reagon per here te pare babai i edi kucit postimet qe qarkullojne nuk jane bere nga une 6a9ea65c5989d

“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”/ Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit: Postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë

September 7, 2026
1 minut lexim

Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djali i tij dhunohet nga Jozefin Marku.

Në një prononcim të shkurtër për “Shqipëria Live”, ai u shpreh se familja e tij e ka përjetuar shumë keq ngjarjen dhe për momentin nuk është i gatshëm të flasë në media më gjatë.

Ai gjithashtu shtoi se postimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale nuk janë bërë nga ana e tij dhe as me iniciativën e tij.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë. me respekt, Arsim Kuçi”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skadon afati per sistemin ees kontrollet biometrike mund te rikthehen gradualisht rrezik radhesh ne kufi 6a9ea5911e467
Lajmi i mëparshëm

Skadon afati për sistemin EES/ Kontrollet biometrike mund të rikthehen gradualisht, rrezik radhësh në kufi

gara per dru zjarri ka filluar peletat shiten me shpejt druri ne depot private ka arritur ne 5 000 denare 6a9eaa54ccf6f
Lajmi i radhës

Gara për dru zjarri ka filluar: Peletat shiten më shpejt, druri në depot private ka arritur në 5.000 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë