situate alarmante edhe ne 4 fshatra te policanit zjarret po afrohen prane banesave 689bb440c3343

Situatë alarmante edhe në 4 fshatra të Poliçanit, zjarret po afrohen pranë banesave

August 12, 2025
1 minut lexim

Një tjetër vatër zjarri problematike është në Njësinë Administrative Tërpan në Poliçan.

Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin dhe fikjen e flakëve.

Përhapja e flakëve ka sjellë që zjarri të afrohet pranë banesave duke rrezikuar djegien e tyre.

Nga situata alarmante pasdite janë evakuar banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe banorët e zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur të Ballollit.

Temperaturat e larta dhe era kanë qenë në favor të flakëve të cilat rrezikojnë dhjetëra banesa dhe jetët e banorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shkaterrohen 14 grupe kriminale 201 persona ne hetim 689baabff132a
Lajmi i mëparshëm

Shkatërrohen 14 grupe kriminale, 201 persona në hetim

shkendija meson rivalin e play offit ne ligen e evropes 689bb47ce7faa
Lajmi i radhës

Shkëndija mëson rivalin e play-offit në Ligën e Evropës

Të fundit nga

Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me marrëveshje të përbashkët pas humbjes ndaj Nottinghamit dhe një humbjeje personale të rëndë Trajneri i Tottenham Hotspur, Igor Tudor, dhe klubi anglez pritet
ShkoLartë