situata shqetesuese ne kopshtin e korces femije te tjere dyshohet se kane shfaqur simptoma te ngjashme 6ac15cafba239

Situata shqetësuese në kopshtin e Korçës, fëmijë të tjerë dyshohet se kanë shfaqur simptoma të ngjashme

October 3, 2026
1 minut lexim

Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën në spital me simptoma gastrointestinale burime bëjnë me dije se edhe fëmijë të tjerë kanë shfaqur simptoma të ngjashme, por nuk janë paraqitur në spital.

Sipas prindërve shqetësimet janë shfaqur pas konsumimit të drekës në kopsht, ndërsa disa prej tyre kanë raportuar probleme shëndetësore te fëmijët.

Prindërit shprehen të indinjuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që të merren masa për verifikimin e situatës dhe të garantohet siguria e fëmijëve.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse simptomat e fëmijëve kanë lidhje me ushqimin e konsumuar në kopsht apo me ndonjë rrethanë tjetër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet pa shenja jete nje 19 vjecar ne kacanik 6ac15c33ad208
Lajmi i mëparshëm

Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në Kaçanik

turbina me e larte e eres ne bote arrin 365 metra ne gjermani 6ac15d11ef387
Lajmi i radhës

Turbina më e lartë e erës në botë arrin 365 metra në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë