situata ne polici ramadani svecla duhet te ece nshpi 6ae90a0b0de57

Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi

November 3, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me situatën në Policinë e Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Këtë situatë, ai e ka ndërlidhur me mungesën e uniformave dhe kapleve për zyrtarët policorë, duke përmendur edhe problem tjera brenda forcave të rendit.

“Ministri Sveçla duhet të ecë n’shpi, boll u dëmtua Policia! As kapele nuk janë në gjendje t’i sigurojnë, as gomat e dimrit për veturat e Policisë, as uniforma të mjaftueshme, as pajisjet bazike për policët, as pagat shtesë nuk i marrin pa e paditur MPB-në nëpër Gjykata. Mos të flasim për Sigurimin Shëndetësor, transportine organizuar, shujtat e organizuara – këto as që janë në ‘rend dite’.”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se Policia s’ka pasur proces gradimi që gati 10 vjet, dhe sipas tij, nuk ka pasur rritje të duhur buxhetore për operativën dhe as autonomi operacionale.

“Kaq për gjendjen e Policisë nga qeverisja e keqe e Sveçlës. Ai nuk është kompetent në këtë fushë dhe ka dëmtuar autonominë operacionale ligjore të Policisë.”, ka thënë Ramadani.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sejdiu ne po e zgjidhim provimin e jurisprudences bdi nuk e beri per 22 vite 6ae909a30f515
Lajmi i mëparshëm

Sejdiu: Ne po e zgjidhim provimin e jurisprudencës, BDI nuk e bëri për 22 vite!

takimi zgjati mbi dy ore curri ministri eshte pastori qe e ka martuar ka shkuar ta pajtoje me ramen 6ae90a5c11020
Lajmi i radhës

“Takimi zgjati mbi dy orë”/ Curri: Ministri është pastori që e ka martuar, ka shkuar ta pajtojë me Ramën

Të fundit nga

ShkoLartë