situata me zjarret 20 vatra gjate dites 11 prej tyre ende aktive ja zonat me problematike 6a9dc431ea750

Situata me zjarret/ 20 vatra gjatë ditës, 11 prej tyre ende aktive, ja zonat më problematike

September 6, 2026
1 minut lexim

Gjatë ditës janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 11 mbeten aktive, 7 janë nën mbikëqyrje dhe 2 janë fikur.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, përfshirë kapacitete tokësore dhe ajrore.

Vëmendja kryesore vijon të jetë te Mali i Dajtit, ku zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja mbështetet edhe nga FA me efektivë, mjete dhe helikopter; si dhe në Kryezi të Kavajës, ku krahas forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor.

Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit, ndërsa në Lezhë, vijon puna në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetje edhe nga dy helikopterë të FA.

Në Qarkun Shkodër, zjarri Bardhaj–Myselim mbetet aktiv, në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarët dhe FA, përfshirë 2 helikopterë. Aktiv mbetet edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Kropisht të Selenicës, Vokopolë të Poliçanit dhe zona të tjera, ndërsa disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. Në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata është nën mbikëqyrje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raportohet per nje incident mes dy personave dhe kapitenit te policise besart ahmeti arsye parkingu 6a9dc3b349128
Lajmi i mëparshëm

Raportohet për një incident mes dy personave dhe kapitenit të policisë Besart Ahmeti – arsye parkingu

gazetarja pro putin rikthehet ne ekranet franceze nga distanca ministri barrot jam zemerthyer 6a9dc495ae224
Lajmi i radhës

Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer

Të fundit nga

ShkoLartë