raportohet per nje incident mes dy personave dhe kapitenit te policise besart ahmeti arsye parkingu 6a9dc3b349128

Raportohet për një incident mes dy personave dhe kapitenit të policisë Besart Ahmeti – arsye parkingu

September 6, 2026
1 minut lexim

Dy personat që dyshohet se janë përfshirë në një incident ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në zonën e Prishtina Mall, janë djemtë e një zyrtari policor.

Burimet bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet se nisi për çështje parkingu, e cila më pas eskaloi në konfrontim.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në incident janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.

Sinjali mëson se të dy të dyshuarit janë vëllezër dhe djemtë e një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Pas incidentit, në rast janë përfshirë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është angazhuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Për rastin është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësinë eventuale të secilit prej personave të përfshirë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 6955
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Çairi dhe Vakarici drejt binjakëzimit, forcojmë lidhjet me arbëreshët përmes bashkëpunimit konkret

situata me zjarret 20 vatra gjate dites 11 prej tyre ende aktive ja zonat me problematike 6a9dc431ea750
Lajmi i radhës

Situata me zjarret/ 20 vatra gjatë ditës, 11 prej tyre ende aktive, ja zonat më problematike

Të fundit nga

ShkoLartë