sir elton john mohon planet per shfaqje hologramike dhe kujton miqesine me ozzy osbourne 6897c940ab558

Sir Elton John mohon planet për shfaqje hologramike dhe kujton miqësinë me Ozzy Osbourne

August 10, 2025
1 minut lexim

Sir Elton John ka hedhur poshtë thashethemet se po planifikon një koncert hologramik në stilin e ABBA-s, pavarësisht spekulimeve pas regjistrimit të markës tregtare që mbulon holograme dhe përvoja virtuale 3D.

Burime pranë artistit 78-vjeçar theksuan se nuk ka plane të tilla, duke kujtuar se Elton e ka refuzuar idenë edhe në të kaluarën, madje duke e quajtur veten “Luddit”.

Legjenda e muzikës, që sapo ka përfunduar turneun e tij “Farewell Yellow Brick Road”, iu bashkua kohët e fundit funeralit privat të mikut të tij të vjetër, Ozzy Osbourne, shkruan DailyMail.

Elton ndau një homazh emocional, duke e cilësuar Ozzy-n si “një pionier të madh dhe një nga njerëzit më qesharakë që kam takuar ndonjëherë”.

Muajin e kaluar, këngëtari festoi 35 vjet pa alkool, një moment që e shënoi me familjen dhe mesazhe mirënjohjeje në rrjete sociale.

Ai ka folur hapur për betejat me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, duke pranuar se këto i rrezikuan jetën dhe karrierën, por se rehabilitimi i viteve ’90 i ndryshoi përgjithmonë rrugën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

15 vatra aktive me zjarre ne dumnice te podujeves kerkohet nderhyrja e kfor it 6897c814294e5
Lajmi i mëparshëm

15 vatra aktive me zjarre – në Dumnicë të Podujevës kërkohet ndërhyrja e KFOR-it

vlen reagim mbi qendrimet e bujar osmanit 6897cd3d708f2
Lajmi i radhës

VLEN: Reagim mbi qëndrimet e Bujar Osmanit

Të fundit nga

ShkoLartë