siner dhe sekreti me atletet mori 9 game radhazi pasi i nderroi 68b682f6a79ea

Siner dhe sekreti me atletet, mori 9 “game” radhazi pasi i ndërroi

September 2, 2025
1 minut lexim

Janik Siner, kampion në fuqi në Us Open, ka arritur për të pestin vit radhazi në fazën e 1/8-ve të finaleve në turneun grand slam amerikan. Deri këtu, asgjë e re, pasi tenisti italiani është favorit për trofeun, por në ndeshjen e fundit ai e bëri duke mposhtur me 4 sete një Denis Shapovalov shumë të fortë: 5-7, 6-4, 6-3, 6-3.

Një ndeshje më e vështirë sesa pritej, pasi në setin e tretë Siner u gjend në disavantazh 0-3 dhe madje përballoi edhe një pikë për 0-4. Prej atij momenti, fitoi 9 “game” radhazi dhe ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Sekreti? Ndërrimi i atleteve…

RËNDËSIA E ATLETEVE – Në pamje të parë mund të duket si një gjest supersticioz. Por në të vërtetë, Siner kishte një problem konkret me atletet. Më saktë, lidhëset e këpucës së majtë ishin këputur, duke shkaktuar mungesë stabiliteti në fushë në ndeshjen e së shtunës, gjë që shpjegon edhe rrëshqitjen në setin e parë të fituar nga kanadezi. Një problem i tillë sigurisht që e pengon një lojtar të japë maksimumin, sidomos kundër një rivali me ritëm të lartë si Shapovalov.

TË PËRSHTATESH DHE TË FITOSH – Megjithatë, Janiku tregoi aftësi të jashtëzakonshme për të qëndruar në lojë, pavarësisht “defektit teknik”, duke u përshtatur me kushtet. Sapo e kuptoi burimin e problemit, mori një vendim në dukje të thjeshtë, duke ndërruar atletet, veprim që rezultoi vendimtar. Nga rezultati 0-3 në setin e tretë, numri 1 në botë fitoi 12 nga 15 “game”-t e radhës, duke i lënë Shapovalovit vetëm një mundësi për “break”.

Një episod që tregon sa e rëndësishme është të kujdesesh për çdo detaj dhe të ruash qetësinë edhe në situata të papritura. Cilësi këto që mund të jenë vendimtare për Sinerin në sfidën e radhës kundër kazakistanasit Aleksandër Bublik, ndeshje që do të zhvillohet sot në orën 17:00.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

116 vjet me pare u mblodh kongresi i elbasanit 68b682949493a
Lajmi i mëparshëm

116 vjet më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

10 vjet nga vdekja e akademik pajazit nushi 68b683021617a
Lajmi i radhës

10 vjet nga vdekja e akademik Pajazit Nushi

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë