sinan idrizi ne tetor do firmosim kontraten me real madrid 68aa18d42b7c1

Sinan Idrizi: Në tetor do firmosim kontratën me Real Madrid

August 23, 2025
1 minut lexim

Flamurtari rikthehet sot në Superiore, ndërsa ka përballë sot Elbasanin. Në “Elbasan Arena”, të dyja skuadrat do të masin forcat prej orës 20:00.

Para ndeshjes, Sinan Idrizi deklaroi:

“Së pari ishte agjërim i gjatë, 5 vjet jashtë Superiores, tashmë jemi rikthyer. E kam thënë që Flamurtari do rrisë nivelin e futbollit tonë.

Kemi dy muaj që kemi punuar për këtë ngjarje, më thotë kryeministri do vi në Vlorë të shikoj zhvillimet. Kur erdhi më tha çfarë mendon. Më tha jam në kontakt me Florentino Perez dhe janë të gatshëm të investojnë. Në javën e parë të tetorit do firmosim kontratën. Do jetë nga A deri në Z investim i yni dhe A deri në Z një menaxhim i tyre.

Karlos Garsia? Në bisedën e parë pashë një profesor antropologjie. I thashë do vish në Vlorë dhe kaq.

I thonë presidentit Erdogan, me çfarë gjuhe do flisni se ju nuk flisni anglisht. I thotë turqisht. Dhe unë shqip, edhe shqip djemtë, kanë filluar leksionet. Problemi nuk është çfarë gjuhe flasin, por çfarë mentaliteti kanë këto. Kur para 4 vjetëve jam kryqëzuar me të drejtë për rënien e Flamurtarit nga kategoria, të gjithë ishin djem që flisnin shqip.

Ka një problem të thjesht, leksioni në jetë që kam mësuar është se uji është më i fortë se hekuri.

Nuk kam probleme, por mendoj në këto momente ku jemi ne, pjesa e trajnerit shqiptar është ezauruar”, u shpreh administrator i Flamurtarit 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama per vdekjen e gazetarit artur zheji lamtumire mik kohesh te tjera 68aa187540cbe
Lajmi i mëparshëm

Rama për vdekjen e gazetarit Artur Zheji: Lamtumirë mik kohësh të tjera

ngerc institucional ramabaja pasoje e papergjegjesise se opozites dhe zbrazetive kushtetuese 68aa18e240b0c
Lajmi i radhës

Ngërç institucional/ Ramabaja: Pasojë e papërgjegjësisë së opozitës dhe zbrazëtive kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë