simon cowell tregon planet e marteses 693ab67140fab

Simon Cowell tregon planet e martesës

December 11, 2025
1 minut lexim

Simon Cowell ka zbuluar së fundmi se lutet çdo natë që nga momenti kur ka gjetur besimin te Zoti. Gjithashtu ai ka folur për dietën e tij strikte me vetëm 1 mijë kalori në ditë dhe ka mohuar se ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë.

Ylli i “X Factor” dhe partnerja e tij, Lauren Silverman, janë pjesë e serialit të ri Netflix “The Next Act”, që dokumenton jetën e tyre familjare dhe kërkimin e talentëve të rinj muzikorë.

Cowell ka treguar se noton katër herë në ditë, bën qindra shtypje dhe ka rënë në peshë, duke hequr nga dieta sheqerin, qumështin, mishin e kuq dhe glutenin.

Ndërkohë ai pranon vetëm përdorimin e Botox-it, por asnjëherë lifting fytyre.

Në intervistë, Simon konfirmoi se do të martohet me Lauren, pas ndryshimit të emrit të saj ligjor në Cowell.

Çifti, i cili ka një djalë 11-vjeçar, Eric, ishte së bashku për herë të parë në Barbados në 2004 dhe filluan të dilnin rreth vitit 2012, duke u fejuar në Krishtlindje 2021.

Simon tha se martesa do të jetë private, por ndryshimi i emrit tregon qartë drejtimin e tyre. Ai gjithashtu shprehu lumturinë për familjen e tij dhe lidhjen e ngushtë me Lauren:

“Kemi një familje shumë të lumtur dhe një lidhje të fortë. E adhuroj atë dhe e respektoj shumë”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

VIZBEG BUTEL
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Buteli vazhdon ofensivën ndërtimore në lagjen Vizbeg (FOTO)

alban kadriu zgjedhet anetar i ri ne keshillin gjyqesor 693abff9a35e4
Lajmi i radhës

Alban Kadriu, zgjedhet anëtar i ri në Këshillin Gjyqësor

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë