simeone gjen sulmuesin 69506e13ce49d

Simeone gjen sulmuesin

December 28, 2025
1 minut lexim

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”.

“Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhënë dy asitë këtë sezon deri tani. Ukrainasi është pro rikthimit në La Liga, aty ku spikati te Girona.

Në anën tjetër, Roma kërkon të rikthejë në Serie A, Giacomo Raspadori, i cili po ashtu ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon.

25-vjeçari italian nuk po arrin dot të fitojë vendin e titullarit dhe të jetë protagonist në Madrid, ndaj është i hapur për një rikthim në Serie A, këtë herë me fanellën e Romës.

Bisedimet mes palëve pritet të shtohen dhe të jenë më konkrete javën e parë të janarit, kohë kur nis edhe zyrtarisht merkato dimërore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ash kongresi i rregullt i partise do te mbahet ne gjysmen e pare te vitit 2026 6950612fb449d
Lajmi i mëparshëm

ASH: Kongresi i rregullt i partisë do të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2026

shefi i ford zbulon pse eliminuan modelet fiesta e focus 69506ef1ad1b5
Lajmi i radhës

​Shefi i Ford zbulon pse eliminuan modelet Fiesta e Focus

Të fundit nga

ShkoLartë