simeone flet per shperthimin ndaj tifozeve ne anfield dhe perjashtimin nga ndeshja 68cbb7137d7c5

Simeone flet për shpërthimin ndaj tifozëve në Anfield dhe përjashtimin nga ndeshja

September 18, 2025
1 minut lexim

Diego Simeone ka reaguar pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, të cilën skuadra spanjolle e humbi 3:2.

Trajneri argjentinas tha se shpërthimi i tij ishte një reagim “njerëzor” ndaj abuzimit të vazhdueshëm nga tifozët.

Simeone u përjashtua pasi u përball me një tifoz pas përfundimit të sfidës, i irrituar nga fyerjet e shumta që pretendon se i ishin drejtuar gjatë gjithë takimit.

“Të fyejnë për 90 minuta rresht dhe ti nuk mund të thuash asgjë vetëm sepse je trajner… Reagimi im nuk është i justifikueshëm, por është njerëzor. Nuk e di si do të ndiheshin të tjerët nëse do të ishin në vendin tim”, deklaroi Simeone.

Megjithatë, Simeone nuk pranoi të zbulonte natyrën e fyerjeve që kishte dëgjuar, duke shtuar.

“Nuk është puna ime të zgjidh problemet e shoqërisë në një konferencë për shtyp”, deklaroi trajneri argjentinas. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vakanca ne gjk ked publikon renditjen e kandidateve emrat 68cbb6b49ab05
Lajmi i mëparshëm

Vakanca në GJK, KED publikon renditjen e kandidatëve (Emrat)

elezi gjate javes do ti dergojme te gjitha pakot me fletevotime jashte kosoves 68cbb7228493a
Lajmi i radhës

​Elezi: Gjatë javës do t’i dërgojmë të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë