simbolet shqiptare molle e ndaluar ne presheve ndeshja shqiperi serbi shqiptaret qe jetojne atje jemi te pasigurt 68da39706cddf

“Simbolet shqiptare mollë e ndaluar në Preshevë”/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët që jetojnë atje: Jemi të pasigurt

September 29, 2025
1 minut lexim

Teksa pak ditë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët e Preshevës kanë rrëfyer vështirësitë dhe pasigurinë që kanë.

Në një intervistë me gazetarin Endi Tufa për “Exclusive”, ata kanë rrëfyer se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.

Endi Tufa: Si ju duket që do të vijë kombëtarja këtu?

Shqiptari i Preshevës: Kombëtarja do të vijë por ne nuk do të jemi.

Shqiptari i Preshëvës: Është një ndeshje si thikë me dy presa. E kemi afër vendin ku do të mbahet ndeshja, pavarësisht se kemi dëshirë për t’i mbështetur e kemi të pamundur, kjo për shkak të pasigurisë. Serbia nuk ka arritur t’i menaxhojë tifo-klubet, që i ka agresivë. Siguria nuk na e mundëson të marrim pjesë.

Është vështirë të jesh shqiptar, por edhe më e vështirë është tifozë. Neve problematikat na kanë shoqëruar. Kur kemi ardhur për ndeshje, e më pas kur jemi kthyer në Preshevë kemi pasur probleme.

Endi Tufa: Kam dëgjuar që është e ndaluar të kesh flamurin kuq e zi, merr gjoba.

Shqiptari i Preshëvës: Është mollë e ndaluar. Presioni që kemi na bën që ta përjetojmë edhe më tepër flamurin, jo se jemi më tepër patriotë. Gjobitemi nëse bëjmë veprime ose mbajmë simbole patriotike.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vance thote se shba ja po shqyrton kerkesen e ukraines per raketat tomahawk 68da38b4266ed
Lajmi i mëparshëm

Vance thotë se SHBA-ja po shqyrton kërkesën e Ukrainës për raketat Tomahawk

tronditje ne gjermani akrobatja bie nga trapezi dhe humb jeten gjate nje shfaqjeje cirku perapara 80 spektatoreve 68da3a70a5318
Lajmi i radhës

Tronditje në Gjermani, akrobatja bie nga trapezi dhe humb jetën gjatë një shfaqjeje cirku përapara 80 spektatorëve

Të fundit nga

ShkoLartë