silvinjo pas rinovimit te kontrates me fshf ne projekt me shume pune forca shqiperi 6960ccb3714d8

Silvinjo pas rinovimit të kontratës me FSHF-në: Projekt me shumë punë, forca Shqipëri

January 9, 2026
1 minut lexim

Pas rinovimit të kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në korrik të vitit 2026, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se bëhet fjalë për vazhdimin e projektit aktual.

Tekniku brazilian bëri gjithashtu një bilanc të arritjeve të deritanishme, duke vënë në pah forcën e grupit kuqezi.

Ai kujtoi kualifikimin historik për herë të dytë në finalet e Kampionatit Evropian, si dhe arritjen për herë të parë në fazën “playoff” të Botërorit 2026.

“Vazhdojmë së bashku. Kam rinovuar kontratën me ekipin kombëtar të Shqipërisë për 6 muaj të tjerë, duke i dhënë vazhdimësi një projekti që është ndërtuar me shumë punë, profesionalizëm dhe unitet.

Në vijim do të kërkohet edhe më shumë përkushtim, punë dhe angazhim nga të gjithë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë të fortë, ditë pas dite, me vendosmëri dhe zemër. Forca Shqipëri”, shkruan trajneri i Kombëtares shqiptare.

Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në muajin mars, kur do të luajë gjysmëfinalen e “Play Off”-it të Botërorit ndaj Polonisë. Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të përballen me Ukrainën ose Suedinë për një vend në fazën finale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ishte ne kerkim per plagosjen me thike te nje 18 vjecari arrestohet i riu 6960cc5489f81
Lajmi i mëparshëm

Ishte në kërkim për plagosjen me thikë të një 18-vjeçari, arrestohet i riu

apple mund ta vonoje lansimin e iphone 18 6960cd8e10813
Lajmi i radhës

Apple mund ta vonojë lansimin e iPhone 18

Të fundit nga

ShkoLartë