Medon Berisha po kalonte një sezon të shkëlqyer me Leçen deri në dhjetor.
Më pas pësoi një dëmtim ndaj Pizës, që prej tre muajsh e mban jashtë fushës së blertë.
Rikthimi i tij pritej në fillimin e shkurtit, por komplikimet zgjatën kohën e rikuperimit.
Të rejat e fundit nga Leçe tregojnë se Berisha do të humbasë po ashtu sfidat me Kremonezen dhe Napolin. Rikthimi në stol me skuadrën projektohet ndaj Romës, një sfidë e projektuar më 22 mars.
Plotësisht në dispozicion mendohet të jetë më 4 prill, pikërisht në sfidën me Atalantën.
Kështu duket se Berisha ka humbur mundësinë, që të kontribuojë te Kombëtarja për fazën “play off” të Botërorit.
Mundësia që të grumbullohet nga Silvinjo, megjithatë nuk përjashtohet. Edhe pse në Itali janë akoma në pritje të rikuperimit.
Burimi: botasot.info


