siljanovska pret presidenten e indise ka ardhur koha qe partneriteti ekonomik te arrije cilesine e marredhenieve politike 6a5f7d217413a

Siljanovska pret presidenten e Indisë: Ka ardhur koha që partneriteti ekonomik të arrijë cilësinë e marrëdhënieve politike

July 21, 2026
1 minut lexim

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti në takim homologen e saj nga Republika e Indisë, Drupadi Murmu, e cila ndodhet në vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut.

Tema e bisedës ishin marrëdhëniet aktuale mes dy shteteve, me theks në mundësitë për bashkëpunim në ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, turizëm, kujdes shëndetësor dhe transformim digjital.

Drupadi Murmu vlerësoi se vizita e saj e parë në vend ishte një moment historik dhe shprehu gatishmërinë e saj për një dinamikë të re në partneritetin gjithëpërfshirës midis dy popujve.

“Diskutuam për disa çështje bashkëpunimi dypalësh dhe shkëmbyem pikëpamje mbi çështje rajonale dhe globale me interes të përbashkët. Ritheksuam dhe konfirmuam marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë dhe Indisë të bazuara në vlera të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë”, u shpreh Drupadi Murmu, presidente e Indisë.

Ndërsa Gordana-Siljanovska tha se ka ardhur koha që partneriteti ekonomik mes dy vendeve të arrijë nivelin e marrëdhënieve politike.

“Ndër të gjitha temat që diskutuam sot, njëra prej tyre u dallua në veçanti. Ka ardhur koha që partneriteti ynë ekonomik të arrijë cilësinë e marrëdhënieve tona politike. Transformimi ekonomik i Indisë është ndoshta një nga historitë më mbresëlënëse të suksesit të shekullit të 21-të”, theksoi Gordana Siljanovska Davkova, presidente e Maqedonisë së Veriut.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

headliner i i sunny hill it mezi pret te rikthehet 6a5f7a7b40a06
Lajmi i mëparshëm

​Headliner-i i Sunny Hill-it “mezi pret të rikthehet”

arrestohen 5 persona nga shkupi dhe nji nga gerceci ne aksionin anti droge te mpb 6a5f7e6e467e5
Lajmi i radhës

Arrestohen 5 persona nga Shkupi dhe nji nga Gërçeci në aksionin anti-drogë të MPB

Të fundit nga

ShkoLartë