headliner i i sunny hill it mezi pret te rikthehet 6a5f7a7b40a06

​Headliner-i i Sunny Hill-it “mezi pret të rikthehet”

July 21, 2026
1 minut lexim

Martin Garrix ka shprehur entuziazëm në një story në platformën e tij të instagramit për rikthimin e tij në Sunny Hill.

Ai ndau listën e emrave që do të përformojnë, duke e qarkuar të tijin me të kuqe, ku dhe shkroi “Mezi pres të rikthehem në Sunny Hill Festival në më pak se dy javë!”

DJ-i i njohur më së miri për hitet si ‘Summer Days’, ‘In The Name Of Love’, Animals’, nuk ndalon me kaq. Performancat e tij për Formula 1 worldwide, ‘We Are The People’ (për UEFA EURO 2020), Lojërat Olimpike 2018 dhe kryesues në shumë festivale e bëjnë atë të mirë njohur për publikun.

Holandezi nuk ka lëshuar Top 5 në podiumin e DJ-ve që nga 2016, ku është zgjedhur nr.1 pesë herë.

Në 2017 Garrix zgjodhi Dua Lipën për të bashkëpunuar në këngën ‘Scared To Be Lonely’, ku dyshja kanë mbajtur një raport të mirë prej atëherë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes gazetari daniele compatangelo qe zbuloi grindjen trump meloni 6a5f79b07ee76
Lajmi i mëparshëm

Vdes gazetari Daniele Compatangelo që zbuloi grindjen Trump-Meloni

siljanovska pret presidenten e indise ka ardhur koha qe partneriteti ekonomik te arrije cilesine e marredhenieve politike 6a5f7d217413a
Lajmi i radhës

Siljanovska pret presidenten e Indisë: Ka ardhur koha që partneriteti ekonomik të arrijë cilësinë e marrëdhënieve politike

Të fundit nga

ShkoLartë