Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është theksuar nevoja për rritjen e aktivitetit të instrumenteve për paralajmërim të hershëm, masa kundër sulmeve të mundshme kibernetike, kërcënimeve hibride dhe kontroll më të shtuar në pikat kufitare.
Gjendja aktualisht është stabile dhe e sigurt, ky është vlerësimi i përgjithshëm nga mbledhja e mbrëmshme e Këshillit të Sigurisë, i cili diskutoi për situatën e sigurisë në Maqedoni të Veriut pas veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe sulmeve iraniane ndaj vendeve në Gjirin Persik, ku ka baza amerikane.
“Gjendja në të cilën ndodhemi, bazuar në të dhënat nga Agjencia e Inteligjencës dhe ANB-ja, si dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, e sidomos nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, mund të vlerësohet si stabile dhe e sigurt. Aktualisht nuk jemi të ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë, as nuk ka rrezik për sigurinë brenda vendit dhe në rajon”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.


