siljanovska davkova uron jotoven marredheniet maqedoni bullgari te zhvillohen permes dialogut 6ae8ed545b620

Siljanovska-Davkova uron Jotovën: Marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari të zhvillohen përmes dialogut

November 2, 2026
1 minut lexim

Ilijana Jotova është presidentja e re e Bullgarisë dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë post në vend. Sipas 99,95 për qind të të dhënave të përpunuara zgjedhore, Jotova dhe kandidati i saj për nënpresident, Kiril Vallçev, kanë fituar 57,58 për qind të votave, përkatësisht mbështetjen e më shumë se një milion votuesve. Kundërkandidatët e tyre, Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev, kanë marrë 39,46 për qind të votave. Pas fitores në zgjedhje, Jotova paralajmëroi se do të angazhohet për tejkalimin e ndasive politike dhe bashkimin e shoqërisë. Humbjen e pranoi edhe Gjurovi, i cili e uroi për fitoren.


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ia uroi fitoren në zgjedhje presidentes së re të Bullgarisë, Ilijana Jotova, si dhe zëvendëspresidentit Kiril Vallçev. Në një postim në rrjetin social X, Siljanovska-Davkova shprehu bindjen se Bullgaria do të ketë rol konstruktiv në rajon dhe në Evropë, ndërsa marrëdhëniet maqedono-bullgare do të zhvillohen përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe partneritetit të sinqertë. Ajo theksoi se me vullnet të mirë mund të tejkalohen sfidat ekzistuese dhe të avancohen paqja, stabiliteti dhe prosperiteti.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 4ed61abd125617e29e35732b57127c5d V
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Dibra ka potencial të madh zhvillimi, në fokus investimet, turizmi dhe krijimi i vendeve të reja të punës

emocionohet naimi vellai i afrim zhitise humbja e tij sishte dhimbje vec per familjen por per kosoven 6ae8ede4a1a21
Lajmi i radhës

Emocionohet Naimi, vëllai i Afrim Zhitisë: Humbja e tij s’ishte dhimbje veç për familjen, por për Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë