Si ta freskoni shpejt veturën tuaj këtë verë, truk shkencor

June 28, 2025
1 minut lexim

Është verë dhe një valë e nxehtësisë po përfshin të gjitha vendet, që do të thotë se edhe vetura juaj shpejt mbinxehet.

Sipas Hannah Fry (fryrsquared), ekziston një truk çuditërisht i thjeshtë për ta ftohur veturën tuaj shpejt.

“Ky është truku që vazhdoj ta përdor”, tha Fry, profesoreshë matematike në Universitetin e Kembrixhit, në një video në rrjete sociale.

“Është ajo në të cilën është doktoratura ime: dinamika e lëngjeve.”

Ja se si funksionon: Hapni një nga dritaret e pasme të veturës suaj. Pastaj, në anën e kundërt, hapni dhe mbyllni me shpejtësi derën e përparme.

Për shembull, nëse e ulni dritaren pas ulëses së shoferit, hapni dhe mbylleni shpejt derën e përparme të pasagjerit disa herë.

Ideja është të krijoni rrjedhë ajri: lëvizja e derës e detyron ajrin e ndenjur të dalë jashtë dhe tërheq ajër të freskët brenda.

Shumë nga shikuesit e kanë konfirmuar se truku funksionon.

Sapo ma ke përmirësuar jetën më shumë sesa e di Hannah”, shkroi një person.

Të tjerë thonë se funksionon edhe në dhoma të shtëpisë.

“Unë e bëj këtë me dritaren dhe derën time në dhomën time të vogël”, tha një grua. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Historiani për Vidovdanin: Serbët kanë një këngë – Kush do të na rrëmbejë Kosovën nga zemra ime?

Të fundit nga

Lajm i mirë për Interin

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka marrë një lajm shumë pozitiv përpara përballjes së rëndësishme të së hënës në mbrëmje kundër Fluminense, në kuadër të Kupës së Botës për Klube, pasi Marcus
ShkoLartë