Kanë mbetur më pak se gjashtë muaj derisa Molly Smith të martohet me Tom Clare, pasi çifti u njoh në Love Island: All Stars 2024.
Dhe Molly ka zbuluar sekretet e saj për të mbajtur trupin në formë për ditën e madhe të martesës.
Tashmë e apasionuar pas fitnesit, influencerja është e mësuar me palestrën dhe ka treguar se nuk po i vendos vetes presion shtesë. Ajo ka mësuar ta pranojë veten ashtu siç është, në vend që të përpiqet të arrijë një pamje të caktuar, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Më shumë e fokusuar te përfitimet mendore sesa te ato fizike, ajo shpjegoi: “Aspekti fizik është gjithmonë një bonus, por për mua ka të bëjë më shumë me lehtësimin e stresit. Pas çdo stërvitjeje ndihem më e çliruar, sikur kam nxjerrë nga mendja gjithçka që më rëndon.”
Megjithëse nuk po i bën presion vetes, rutina e saj e fitnesit nuk është aspak për fillestarë, siç zbuloi për revistën Heat.

Ajo stërvitet katër ose pesë herë në javë, duke i dhënë përparësi një kombinimi të ushtrimeve të forcës, HIIT dhe vrapimit. Së fundmi ka përfunduar “Barry’s Hell Week”, e cila përfshin shtatë ditë rresht stërvitjesh intensive HIIT.
Edhe kur është larg shtëpisë, ajo gjen kohë për t’u stërvitur, duke marrë me vete shirita rezistence dhe atlete, në mënyrë që të bëjë një stërvitje të shpejtë në dhomën e hotelit.

Ylli tregoi gjithashtu se qëllimi i saj i vetëm është të zhvillojë më shumë muskujt e vitheve dhe të arrijë një rekord të ri personal në vrapimin 5 km.
Sa i përket ushqimit, Molly sigurohet që të gjitha vaktet e saj të përqendrohen te proteinat.
Për mëngjes ajo zakonisht konsumon vezë, sallam pule dhe një bagel të pasur me proteina. Për drekë zgjedh një wrap me pulë dhe një shake proteinik.
Ndërsa për darkë ha pulë ose peshk me perime dhe patate të ëmbla, përpara se t’i mbulojë të gjitha me salcë sriracha.
Burimi: botasot.info


