si do zgjidhet pasardhesi i khamenei t 69a6b353aa262

Si do zgjidhet pasardhësi i Khamenei-t?

March 3, 2026
1 minut lexim

Irani ka thënë se do të emërojë shpejt një udhëheqës të ri suprem pas vrasjes së Ajatollah Khamenei-t nga sulmet e kordiniuara mes Izraelit dhe SHBA-ve.



Në Iran është formuar aktualisht një këshill udhëheqës kalimtar për të drejtuar vendin përkohësisht, i përbërë nga: Presidenti Masoud Pezeshkian, kreu i gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe kleriku i lartë Alireza Arafi.

Zgjedhja zyrtare e një udhëheqësi të ri suprem vendoset nga 88 klerikë të lartë të njohur si Asambleja e Ekspertëve. Sipas kushtetutës së vendit, këta klerikë duhet të zgjedhin udhëheqësin e ri suprem sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo mund të jetë e vështirë për arsye sigurie ndërsa vendi është nën sulm.

Kandidatët që kandidojnë për në Asamble duhet së pari të verifikohen dhe miratohen nga Këshilli i Rojës, një organ i fuqishëm mbikëqyrës, anëtarët e të cilit emërohen pjesërisht nga vetë udhëheqësi suprem.

Kur pozicioni mbetet vakant, për shkak të vdekjes ose dorëheqjes, Asambleja e Ekspertëve mblidhet për të zgjedhur një pasardhës. Një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme për të emëruar udhëheqësin e ri suprem.

Sipas kushtetutës së Iranit, kandidati duhet të jetë një jurist i lartë me njohuri të thella të jurisprudencës në Islamin Shiit, si dhe cilësi të tilla si gjykimi politik, guximi dhe aftësia administrative.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

regjistrohet termet ne rajonin e tetoves 69a6b2e118f4b
Lajmi i mëparshëm

Regjistrohet tërmet në rajonin e Tetovës

post big brother benita shperthen ne lot pas debatit me klodin 69a6bb76beec2
Lajmi i radhës

Post Big Brother – Benita ‘shpërthen’ në lot pas debatit me Klodin

Të fundit nga

Kina dënon sulmet mbi Iran

Kina i dënoi ashpër sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që i kushtuan jetën udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të sovranitetit”. Ministria e Jashtme

Vendim i çuditshëm

West Ham Unitedi ka vendosur t’i ndalojë Adama Traores ngritjen e peshave në palestrën e qendrës stërvitore të klubit, për shkak të strukturës së tij tepër muskulore. Vendimi është konfirmuar nga trajneri
ShkoLartë