Saga e OpenAI vijon ndërsa kryeshkencëtari dhe drejtori i bordit të kompanisë Ilya Sutskever rrëfeu në rrjetin social X duke thënë se ishte penduar për përfshirjen e tij në veprimet e bordit.
“Nuk kam pasur asnjëherë qëllim të dëmtoj OpenAI. Dua çdo gjë që kemi ndërtuar së bashku dhe do të bëj çdo gjë për të ribashkuar kompaninë,” shkruante Sutskever.
Ai ishte në mesin e atyre që zgjodhën të shkarkonin ish-presidentin e Y Combinator Sam Altman si CEO të OpenAI dhe të zbrisnin në detyrë Greg Brockman, presidentin e kompanisë.
Postimi i tij erdhi pasi rreth 500 nga 770 punonjësit e OpenAI, përfshirë Sutskever, kishin nënshkruar një letër se do të jepnin dorëheqjen nëse bordi drejtues i startupit nuk largohet dhe rikthen Altman.
Mbrëmjen e së Hënës ky numër kishte shkuar në mbi 650 punonjës.
Altman ju bashkua ditën e djeshme laboratorit kërkimor të Microsoft së bashku me Brockman ku dyshja – siç tha CEO i Microsoft Satya Nadella – do të vendosnin një ritëm të ri inovacioni.
Nadella sugjeroi se punonjës dhe kolegë të tjerë të OpenAI do të ishin të mirëpritur ti bashkohen Altman dhe Brockman.
Investitorët e OpenAI ishin tejet të pakënaqur me atë çfarë ndodhi gjatë fundjavës duke vendosur financat e OpenAI në rrezik. Microsoft, dikur një partner i afërt, tashmë po pozicionohet si rival ndërsa punonjësit e OpenAI po largohen në formë proteste.
Jo më larg se dita e Dielë, Sutskever së bashku me bordin e OpenAI publikuan një deklaratë ku thonin se bordi i qëndron vendimit për shkarkimin e Altman si e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe mbrojtur misionin e OpenAI.
Letra kritikonte sjelljen dhe mungesën e transparencës së Altman. Më pas bordi drejtues zgjodhi të mos përmbushte kërkesat për rikthimin e Altman dhe përkundrazi zgjodhi një CEO të ri të përkoshshëm, bashkëthemeluesin e Twitch Emmett Shear.
Bordi njoftoi në mënyrë joceremonike shkarkimin e Altman të premten pasdite – duke zgjedhur të mos u jepte investitorëve ose punonjësve asnjë lloj informacioni paraprak. Altman po prezantonte një startup të ri të AI për investitorët dhe planifikonte të fillonte kompaninë me Brockman.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL