Partia Demokratikeka vijuar ditën e sotme turin e foltoreve në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u zhvillua një tjetër takim me mbështetës dhe strukturat e partisë.
Gjatë këtij takimi, në foltore ka mbajtur fjalën edhe kryetari i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.
Ai deklaroi se në Kombinat po synohet shembja e banesave për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave, duke e cilësuar këtë si një qasje negative ndaj komunitetit.
Alimehmeti kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke deklaruar se vendi është kapluar nga abuzimi dhe korrupsioni në sektorë jetikë si shëndetësia, ushqimi dhe rendi, ndërsa rinia, sipas tij, po detyrohet të largohet masivisht nga vendi.
Ai theksoi se këto janë arsyet që opozita ka thirrur protestën kombëtare të 24 janarit, të cilën e cilësoi si tepër të rëndësishme.
“Fatkeqësisht kam ardhur vetëm për gjëra negative se kështu është, për të mbrojtur qytetarët nga këto lloj abuzimesh, se në këtë shtet që e ka kapluar komplet e keqja, ku e kaplon shëndetësinë mafia e ilaçeve, ku e kaplon ushqimin tonë të përditshëm mafia e ushqimeve, ku jemi të kapur nga narkotrafiku, ku të rinjtë tanë ikin nga mëngjesi deri në darkë, neve duhet të fillojmë të angazhohemi, sepse kjo është e vërteta.
Kjo është dhe arsyeja pse me 24 janar ne këtë e kemi protestë kombëtare tejet të rëndësishme. E në këtë aspekt, neve me të vërtetë jemi parti e fjalës së dhënë por duhet t’i kthejmë këto sot edhe në disa veprime. E duhet t’i kthejmë nga duke nisur pikërisht nga strukturat, se ju jeni shtylla kurrizore e partisë.
Të jemi shumë të qartë, zemra e çdo organizmi është gjithmonë struktura bazë e juaja dhe këtë forcë neve s’e masim dot vetëm me numra. Numrat i ka të mëdha Partia Demokratike, por i mat edhe me lëvizjen e saj, me përkushtimin, me dyert që troket, me njerëzit që takon, me besimin që përçon. Se patjetër jeni ju ura lidhëse ndërmjet njerëzve dhe selisë qendrore dhe figurave drejtuese kryesore. Për këtë nuk ka asnjë lloj dyshimi.“– tha ai.
Burimi: botasot.info


