shtepia eshte aty ku eshte zemra melania trump dekoron shtepine e bardhe per festat e fundvitit 692f257b93b16

“Shtëpia është aty ku është zemra”, Melania Trump dekoron Shtëpinë e Bardhë për festat e fundvitit

December 2, 2025
1 minut lexim

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka dekoruar Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindje.

Tema e këtij viti është “Shtëpia është aty ku është zemra”.

“Lëvizja e vazhdueshme më ka mësuar se shtëpia nuk është vetëm një hapësirë fizike. Është ngrohtësia dhe rehatia që mbaj brenda meje, pavarësisht nga mjedisi. Këtë Krishtlindje, le të festojmë dashurinë që mbajmë brenda vetes dhe ta ndajmë atë me botën përreth nesh. Në fund të fundit, kudo që të jemi, mund të krijojmë një shtëpi të mbushur me hir, shkëlqim dhe mundësi të pafundme”, tha Melania Trump.

Si pjesë e traditës, Shtëpia e Bardhë është dekoruar me më shumë se 50 pemë Krishtlindjesh dhe fjongo e dekorime të tjera.

Një foto e presidentit Donald Trump, e bërë pak çaste pasi u plagos gjatë një të shtëne me armë në një tubim zgjedhor në Pensilvani, është varur gjithashtu.

Ekzistojnë edhe dy portrete të tij të bëra nga më shumë se 6,000 copëza puzzle.

Dekorimi i bën homazh 250-vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776 dhe themelimit të SHBA-së, i cili do të festohet vitin e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bitcoin bie ndjeshem pasi kina dyfishon ndalimin e kriptomonedhave 692f25187f940
Lajmi i mëparshëm

Bitcoin bie ndjeshëm pasi Kina dyfishon ndalimin e kriptomonedhave

zelensky krenohet perpara parlamentit irlandez ne kemi bashkuar shumicen e botes 692f2707a316d
Lajmi i radhës

Zelensky krenohet përpara parlamentit irlandez: Ne kemi bashkuar shumicën e botës

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë