Shtatë komuna kryesore për ASH-së së Selës dhe Taravarit, a po “shkrihet” BDI nën hijen e ASH-së dhe partive të vogla?

June 25, 2025
min lexim

Shkup, 25 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim si parti kryesore në koalicionin “Fronti Europian” duket se në zgjedhjet lokale do t’iu jep gjithçka partive të koaliconit, vetëm e vetëm të arrijë ndonjë qëllim të vetin. Por, kur t’ua japish 7 komuna kryesore ASH-së së Selës dhe Taravarit, a po “shkrihet” BDI nën hijen e ASH-së dhe partive të vogla?

Çfarë do të fitojë BDI nga këto zgjedhje – është pyetja që vazhdimisht e bëjnë anëtarët e kësaj partie që sakrifikuan gjithçka në të kaluarën! A do të mbetet BDI një parti minore që për zgjedhjet parlamentare nuk do ketë as një të tretën e deputetëve të saj?, shkruan “Zhurnal.mk”

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duket se pasi ka shkëputur nga VLEN-i gjysmën e ASH-së së Taravarit, këtij të fundit i ka ofruar katër komuna për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në muajin tetor.

Partia e Taravarit do të garoj në Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin. Ndërsa edhe pse më herët promovohej Valbon Limani si kandidat i mundshëm, mësohet se vet Taravari do të garojë për komunën e Gostivarit. Ash-ja e Ziadin Sela ka fituar “betejën” për të pasur kandidat në Strugë, ndërsa duket se do t’i takojnë edhe Dibra e Haraçina, shkruan “Zhurnal.mk”.

Nga ana tjetër, partneri tjetër i koaliconit të Frontitn Europian, partia rome, do të nxjerr kandidatin e saj, Kurto Dudush në Shuto Orizari. Ndërkaq, partia e Arianit Hoxhës nuk pritet të ketë ndonjë kandidat për kryetar, por mund të ketë kandidat për kryetar të Këshillit komunal. Problem do të jetë me partitë turke të cilat janë pjesë e Frontit, sepse nuk ka ndonjë komunë ku ata mund të garojnë, përveç në Tearcë, por atje duket se kandidat do të jetë kandidati i Taravarit.

Dilema kryesore që shtrohet tek anëtarët e BDI-së janë se cilat komuna i mbesin BDI-së? Këta të fundit përveç komunës së Çairit, thuajse të gjitha komunat tjera ku do të garojnë janë komuna rurale. BDI synon të garojë në Butel e Dollnen, por atje shqiptarët e kanë të vështirë të fitojnë, e sidomos në Butel ku kryetari aktual është nga VMRO DPMNE dhe duket se fitoren e ka të sigurtë që në rrethin e parë zgjedhor.

Në këtë formë, BDI nëse mbetet pa kryetar komunash, por edhe nëse fiton ndonjë të tillë, do të jenë kryesisht në komuna rurale, kjo nënkupton se gradualisht po shkrihet nën hijen e ASH-së dhe vetvetiu po mbetet një parti lokale, një subjekt i vogël, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të ketë të drejtë të emëroj deputetë aq sa pretendon vetë.

Në këtë formë Ahmeti edhe në zgjedhjet e fundit iu dha shumë deputet partive të koalicionit dhe në këtë mënyre mbeti vet me shumë pak deputet.

Kjo formë e të funksionuarit ka shkaktuar revolt brenda BDI-së. Pakënaqësitë janë kryesisht në Saraj e Strugë. Blerim Bexheti në Saraj, edhe pse ishte pjesë e “grupit të zjarrit” në fund sërish i qëndroi besnik Ahmetit. Në këtë formë ai fillimisht dëshpëroi një pjesë të miqve të tij, sepse vazhdimisht ishte kundër Ahmetit. Tani ai u premtoi se sërish do e kenë komunën e Sarajit, por nëse kjo komunë shkon te ASH-ja, atëherë zhgënjimi do të jetë i dyfishtë dhe në këtë mënyrë BDI do të shkoj drejt shuarjes në këtë komunë.

Ngjashëm ndodh edhe në Strugë. Me gjithë peripecitë Ramiz Merko ka arritur ta mbajë Strugën si bastion i BDI-së në vitet e fundit, port ani kur i jepet kjo komunë blanko Zijadin Selës, inati dhe dëshpërimi brenda grupit të Merkos do të jetë shumë i madh, prandaj kjo do të çojë në përçarje dhe dëshpërim.

Populli ka një shprehje për këtë që po ndodh: “Duke dashur të vendosë vetullat, po i nxjerr sytë.”

Me lëshimet e panumërta që po bën në emër të një “koalicioni të gjerë”, BDI po gërryen vetveten, bazën e saj, besimin e strukturave dhe ndoshta më e rëndësishmja – besimin e elektoratit që për vite me radhë i ka dhënë mandate të fuqishme.

Në vend që të forcojë strukturat e saj, të ndëshkojë dështimet dhe të promovojë figura të reja, BDI po ndan poste për të mbajtur aleatët të kënaqur, ndërkohë që trupi i saj politik çdo ditë e më shumë i dëshpëruar, shkruan “Zhurnal.mk”

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

Të fundit nga

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

Në një deklaratë të rrallë publike, Mossad, agjencia sekrete e inteligjencës së Izraelit, vlerësoi operacionin “historik” kundër Iranit, duke deklaruar se kërcënimi nga Irani tani është “neutralizuar ndjeshëm”. Ajo thotë se agjentët

Limaj përforcon Dritën

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, nuk qëndron duarkryq duke u përforcuar me futbollistin me përvojë, Vesel Limajn. Drita i ka qëllimet e qarta, të jetë sa më e fortë edhe për
sqmken
ShkoLartë