shqiptari e shkruan emrin e tij ne historine e futbollit belg behet transferi me i shtrenjte 68933f0959929

Shqiptari e shkruan emrin e tij në historinë e futbollit belg, bëhet transferi më i shtrenjtë

August 6, 2025
1 minut lexim

Ardon Jashari la gjurmë në futbollin belg në vetëm një vit të kaluar aty.

Në verën e kaluar ylli shqiptar ishte transferuar nga Luzerni në Club Brugge dhe brenda një viti e pati një transformim të hatashëm.

23 vjeçari bëri paraqitje mbresëlënëse në Belgjikë dhe si rezultat u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në ligën elitare belge.

Kjo bëri që vlera e tij në treg të rritet dukshëm dhe interesimi i klubeve për ta transferuar atë ishte i madh.

Por, ai ishte i vendosur dhe e donte veç Milanin.

Më në fund, dëshira e tij iu realizua dhe prej sot ai do të jetë një “Rossoner” i ri.

E për kartonin e tij, Kuqezinjtë do t’i paguajnë hiç më pak se 39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Kjo shumë e bën Jasharin futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit belg, duke e kalua edhe Charles De Ketelaeren, të cilin e kishte blerë po ashtu Milani vite më parë për 37,5 milionë euro.

Mesfushori belg i Atalantës e mbante primatin deri tash, por tash në fron hipi futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak perfundoi hetimet ilir meta kerkon zevendesimin e mases se sigurise arrest ne burg avokati ska kuptim procedural per ta mbajtur ne qeli 68933e91a079b
Lajmi i mëparshëm

SPAK përfundoi hetimet, Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, avokati: S’ka kuptim procedural për ta mbajtur në qeli

ldk ja prattipatit presim nga kushtetuesja vendim te drejte 68933f0c65999
Lajmi i radhës

LDK-ja, Prattipatit: Presim nga Kushtetuesja vendim të drejtë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë