shqiptari e peson te besiktas federata turke merr vendimin drastik 6984eb827290a

Shqiptari e pëson te Besiktas, Federata Turke merr vendimin drastik

February 5, 2026
1 minut lexim

Federata Turke e Futbollit ka marrë një vendim surprizë për Kristjan Asllani pas kartonit të kuq në ndeshjen e tij të debutimit me Besiktas.

Pritej që pezullimi të ishte shlyer në Kupë, por çështja mori një tjetër drejtim.

Komisioni i Disiplinës, ndryshe nga pritshmëritë, vendosi të aplikojë një masë më të rëndë për mesfushorin shqiptar.

Kjo do të thotë se Asllani nuk do të jetë i gatshëm as për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Alanyaspor. Si pasojë, rikthimi i tij në fushë shtyhet për javën e ardhshme, duke ndryshuar planet e klubit.

“Futbollisti i Besiktas, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Besiktas – Konyaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lind dashuria midis selin dhe gimbos banorja flet per raportin me konkurrentin kur jam me te jetoj 6984e4f6c951f
Lajmi i mëparshëm

Lind dashuria midis Selin dhe Gimbos? Banorja flet për raportin me konkurrentin: Kur jam më të, jetoj!

aksident me pasoje vdkje ne dublin autobusi perplas kembesorin dhe dy te tjere mbeten te plagsur 6984ec4a707d4
Lajmi i radhës

Aksident me pasojë vd*kje në Dublin/ Autobusi përplas këmbësorin dhe dy të tjerë mbeten të plag*sur

Të fundit nga

Sulme të reja në Teheran

Raportohet se sulme të reja kanë shpërthyer në kryeqytetin iranian, Teheran. Lajmin e ka bërë të ditur BBC, duke iu referuar burimeve të veta të sigurta. Mediat lokale iraniane gjithashtu po raportojnë

Aktori Chuck Norris shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur hollivudian Chuck Norris është shtruar në spital në Hawaii. Portali amerikan TMZ publikoi lajmin duke cituar burime me njohuri të drejtpërdrejta për ngjarjen. 86-vjeçari është shtuar me urgjencë në
ShkoLartë