shqiptaret tronditen hajdukun e famshem rrezojne nga evropa 689e57aae518b

Shqiptarët tronditën Hajdukun e famshëm, rrëzojnë nga Evropa

August 14, 2025
1 minut lexim

Dinamo e Tiranës ka bërë mrekullinë, pas 120 minutave eliminon Hajdukun e Splitit nga garat e Conference League.

Dinamo City i ka shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Hajdukut të Splitit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Dinamo e trajnerit Ilir Daja ka treguar angazhim e lojë deri në pikën e fundit, ia dolën të rrëzojnë Hajdukun e famshëm.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi që sfida e parë kishte përfunduar (1:0) në favor të Hajdukut në “Polud”. 

Futbollisti Baton Zabërgja në minutën e 14-të kaloi në epërsi Dinamon. 

Një veprim i bukur dhe një gol që ngriti në këmbë tifozët.

Ndeshja shkoi në vazhdime pasi që sfida e parë ishte mbyllur me 1:0.

Futbollisti Abdoulie Sanyang u përjashtua nga minuta e 78-të duke e lënë me një lojtar më pak Hajdukun.

Adrion Pajaziti u paraqit 91 minuta për Hajdukun.

Karaçiç në minutën e 99 ka barazuar rezultatin.

Zëvendësuesi Eridon Qardaku nga rreth 24-26 metra dërgoi një prejektil në këndim e epërm të portës së Hajdukut duke e lënë të shtangur portierin Ivushiq, 2:1 në minutën e 109-të.

Zëvendësuesi Hekuran Berisha në minutën e 111-të nga afërsia thelloi fitoren në 3:1 duke i shkaktuar tronditje Hajdukut.

Dinamo e trajnerit Ilir Daja kualifikohet në play-off të Conference League, ndërsa Hajduku paketon valixhet për në shtëpi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

debatet qe cuan ne tragjedi si u vra 14 vjecari ne maliq 689e573351c55
Lajmi i mëparshëm

Debatet që çuan në tragjedi, si u vra 14 vjeçari në Maliq

syla rahovecasit e arrestuar nga serbia nuk ishin pjese e uck se 689e57ae4f822
Lajmi i radhës

Syla: Rahovecasit e arrestuar nga Serbia nuk ishin pjesë e UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë