shqiptaret i lane pa selektor reagon federata serbe 68eb7736c02b0

Shqiptarët i lanë pa selektor, reagon Federata serbe

October 12, 2025
1 minut lexim

Pas humbjes së mbrëmshme (0:1) nga Shqipëria në Leskovc, selektori Dragan Stojkoviq – Piksi ofroi dorëheqjen e tij.

Stojkoviq njoftoi në një konferencë për shtyp se nuk do të shkonte në Andorra, dhe një ditë pas ndeshjes, edhe Federata e Futbollit e Serbisë reagon me këtë rast.

“Pas humbjes së ekipit tonë kombëtar nga përzgjedhja e Shqipërisë në Leskovc, selektori Dragan Stojkoviq ofroi dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe nuk do të udhëtojë me ekipin në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës.

Kombëtarja Serbe A do të drejtohet nga trajneri ynë i ri i ekipit kombëtar Zoran Mirkoviq, i cili iu bashkua ekipit kombëtar në Nish të dielën në mëngjes, së bashku me anëtarët e stafit të trajnerëve Strahinja Panduroviq, Llazar Tomiq, Aleksandar Kirovski, Dejan Odaviq dhe Bogdan Miliçeviq”, thuhet mes të tjera në reagimin e federatës serbe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kishin marre me qira nje banese dhe e shfrytezonin per prostitucion arrestohen dy kinezet ne durres 68eb76d47eb79
Lajmi i mëparshëm

Kishin marrë me qira një banesë dhe e shfrytëzonin për prostitucion, arrestohen dy kinezet në Durrës!

voton besa shahini ftoj te gjithe qytetaret te dalin te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar sidomos grate 68eb77442acab
Lajmi i radhës

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë

Të fundit nga

ShkoLartë