shqiptaret e ben me vaj klubi kroat peson edhe nje goditje te rende 68a08a19de62e

Shqiptarët e bën me vaj, klubi kroat pëson edhe një goditje të rëndë

August 16, 2025
1 minut lexim

Hajduku i Splitit nuk po e merr veten ende pas tronditjes në kryeqytetin shqiptar, ku pësuan humbje me rezultat 3:1 (pas 120 minutave) nga Dinamo City dhe eliminohen nga garat evropiane përkatësisht në rrethi i tretë në Conference Lerague në futboll. 

Shqiptarët e bën me vaj Hajdukun, klubi kroat pëson edhe një goditje të rëndë!

“Ditë të zeza në “Polud”, lajme të këqija njëri pas tjetrit… 

Tre klube gjobiten, Hajduku më së keqi!, shkruan media kroate “Slobodna Dalmacija”. 

“Këto nuk janë padyshim ditë me lajme të mira për Hajdukun. 

Pasionet nuk janë qetësuar ende pas eliminimit të bardhezinjve në Tiranë, dhe Poludi tashmë është gjendur nën sulm të ri, këtë herë nga gjyqtari disiplinor i Ligës Kroate të Futbollit SuperSport Alan Klakoçer, i cili vendosi penalitete për raundin e dytë të kampionatit kroat.

Tre klube u gjobitën, dhe dënimi më i rëndë dhe më i madh, siç edhe është tradicionalisht, për Hajdukun pas ndeshjes kundër Goricës të luajtur në Polud (2:0 për bardhezinjtë).

Klubi i Splitit do të paguajë gjithsej 8,000 euro, 4,000 për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe një tjetër “për racizëm dhe forma të tjera të diskriminimit”.

Dinamo u gjobit me 5,800 euro për mjete piroteknike në Maksimir gjatë ndeshjes me Vukovarin, ndërsa Osijek do të paguajë 2,700 euro për mjete piroteknike dhe racizëm në Opus Arena gjatë ndeshjes kundër Rijekës”, shkruan mes të tjera media kroate.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezikonin te mbyteshin ne det vlore policia shpeton 3 pushues tek uji i ftohte 68a089a270b49
Lajmi i mëparshëm

Rrezikonin të mbyteshin në det/ Vlorë, policia shpëton 3 pushues tek ‘Uji i Ftohtë’

shqiprim pula kosoves i duhen automjete luftarake 68a08a1d61d51
Lajmi i radhës

Shqiprim Pula: Kosovës i duhen automjete luftarake

Të fundit nga

ShkoLartë