shqiponjat fluturojne ne serbi fitore historike e kuqezinjve manaj hakmerret mbajme gjalle endrren per ne boteror 68eaec6fb42a2

Shqiponjat fluturojnë në Serbi, fitore historike e kuqezinjve. Manaj “hakmerret”, mbajmë gjallë ëndrrën për në Botëror

October 12, 2025
min lexim

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Shqipëria mori hak për atë dhunë të paprecedentë 11 vite më parë.

Manaj mori hak për atë penallti të humbur. Kuqezinjtë marrin një fitore historike dhe mbajnë gjallë ëndrrën për në Botëror.

Sfida e luajtur në tokën serbe solli vetëm festë shqiptare, pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme dhe koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas.

Në minutat e para serbët u dukën më kërkues, gjithsesi kuqezinjtë reaguan shumë shpejt duke provuar disa herë me anë të krosimeve të Asllanit.

Ishte pikërisht një nga këto të fundit, që në fund të pjesës së parë sollën dhe festën kuqezi. Rey Manaj, sulmuesi që u kritikua për penalltinë e humbur në Tiranë, ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur që me të djathtën të lëshonte një gjuajtje të pakapshme për Petrovic, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Festa me shqiponjë e sulmuesit shqiptar “tërboi” dhe më shumë serbët, që nuk dinin më çfarë koresh raciste të këndonin.

Në pjesën e dytë, serbët tentuan të barazonin sfidën, por në çdo rast Strakosha u tregua i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për të ndalur çdo aksion të vendasve.

Pas vërshëllimës së fundit, shpërtheu sërish festa kuqezinjtë, me Shqipërinë që qëndron kështu në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, 4 më shumë se serbët.

REZULTATI:

SERBI 0-1 SHQIPËRI

Manaj 45+1′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren historike të Shqipërisë!

90+3′ Bajrami humb rastin e artë përballë Petrovic.

90+3′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Uzuni dhe në vendin e tij futet Mihaj.

90+1′ Një goditje e rrezikshme në zonë, por Strakosha e ndal siç duhet.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Mitaj dhe Jovic ndëshkohen me të kuq pas një përplasje mes të dyve.

85′ Veljkovic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Dakut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Zëvendësimi i fundit për Serbinë. Largohet Stankovic dhe në vendin e tij futet Ilic.

78′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Laçi, në vendet e tyre futen Daku dhe Bajrami.

76′ Strakosha del i sigurt dhe kontrollon topin në zonë.

75′ Zëvendësim i dyfishtë te Serbia. Largohen Samardzic dhe Maksimovic, në vendet e tyre Kostov dhe Zukic.

73′ Asllani godet nga distanca, por Petrovic arrin ta ndalë.

67′ Pavlovic godet nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

64′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja, në vendin e tij futet Hoxha.

63′ Zëvendësim te Serbia. Largohen Mitrovic dhe Zivkovic, në vendet e tyre Jovic dhe Stefan Mitrovic.

62′ Vlahovic lëviz në zonë dhe godet me të majtën, duke goditur mbi kuadrat.

56′ Një krosim i rrezikshëm hidhet në zonë, por Strakosha tregohet sërish i saktë duke e kontrolluar topin.

53′ Kostic hedh një krosim në zonë dhe Mitrovic tenton me kokë, me topin që shkon mbi kuadrat.

50′ Samardzic godet nga distanca, por Strakosha tregohet sërish vigjilent duke ndalur topin.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Manaj ndëshkohet me karton të verdhë pas festës me shqiponjë.

45+1′ GOOOL SHQIPËRIA/ Një krosim në zonë, gjen Ajetin, i cili nuk godet siç duhet, por topi përfundon te Manaj, i cili me të djathtën tund rrjetën. (VIDEO)

45′ Akordohet vetëm 1 minutë shtesë.

42′ Juljan Shehu shkakton në ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë të mbrëmjes.

41′ Broja lëviz bukur në hyrje të zonës serbe, duke kaluar disa lojtarë. Më pas, Asllani gjen topin dhe provon fluturimthi me të majtën, por tentativa e tij shkon lart kuadratit.

38′ Samardzic provon me një gjuajtje të lehtë në hyrje të zonës, por Strakosha e ndal pa probleme.

37′ Serbët pretendojnë për 11-metërsh, pas një prekje të Laçit me gjoks. Pas konsultimit me VAR, gjyqtari lejon lojën të vazhdojë.

30′ Vlahovic godet në hyrje të zonës, me topin që shkon jashtë kuadratit.

26′ Vlahovic godet nga distanca, por Strakosha arrin ta ndalë topin në dy kohë.

22′ Asllani hedh një krosim në zonë dhe Mitrovic e devijon duke rrezikuar autogolin, por Petrovic e kontrollon pa probleme.

21′ Samardzic shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe Uzuni fiton një goditje dënimi në një zonë të rrezikshme.

12′ Hysaj hedh një krosim në zonë dhe Manaj provon me kokë, por topi shkon mbi kuadratin e portës.

7′ Stankovic provon me një gjuajtje nga distanca, por bllokohet nga Asllani.

1′ Shkelmohet topi në Leskovc!

FORMACIONET ZYRTARE:

21321132


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptaret ne new york festojne fitoren ndaj serbise 68eaea9571a6c
Lajmi i mëparshëm

Shqiptarët në New York festojnë fitoren ndaj Serbisë

haracine terhiqet kandidati i pavarur fekri bilalli do te mbeshtes daut beqirin 68eafd36434ed
Lajmi i radhës

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli: Do të mbështes Daut Beqirin

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë