Shqipëria, pjesë e “Evropa Digjitale”- Kërkesë për t’u përfshirë në këtë program deri në vitin 2027

Shqipëria synon të bëhet pjesë e programit të Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale”, që do të zbatohet deri në vitin 2027. Marrëveshja ndërmjet qeverisë shqipatre dhe Bashkimit Evropian ka mbërritur në Kuvend për miratim, ndërkohë që sipas relacionit shoqërues pjesëmarrja në këtë program është një mundësi shumë e mirë për vendin tonë dhe mundësi përfitimi për të gjitha entitetet ligjore, si nga sektori publik (në nivel qendror dhe vendor), nga sektori privat apo industria që vepron në fushën e transformimit digjital.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja në këtë program do të shoqërohet me efekte financiare për pagesën e një kontributi operacional dhe një tarife pjesëmarrjeje. Kontributi financiar do të shtrihet në të gjitha vitet pjesëmarrëse, deri në vitin 2027, ndërsa do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Sipas marrëveshjes, parashikohet që Shqipëria të marrë pjesë si një vend i asociuar dhe do të kontribuojë në katër objektiva specifikë të programit të Evropës Digjitale, nga 5 që përfshin programi në total.

Këtu përfshihen përpunimi kompjuterik me performancë të lartë; Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud; Aftësitë digjitale të avancuara, si dhe përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive digjitale. Objektivi i tretë i programit të Evropës Digjitale, i lidhur me sigurinë kibernetike dhe besimin, nuk është ende i hapur për pjesëmarrje jashtë vendeve të BE-së.

Ola Mitre / SCAN

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Shoqata “onlinemedia.mk” kërkon dhe propozon zgjidhje specifike për rregullimin ligjor të mediave online

Story i radhës

Rritet në 770 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez