shqiperia perballet me 11 vatra aktive zjarri situata problematike ne malin e dajtit 6a9e6cf0740b0

​Shqipëria përballet me 11 vatra aktive zjarri, situata problematike në Malin e Dajtit

September 7, 2026
1 minut lexim

Shqipëria po përballet me 11 vatra aktive zjarri, ndërsa situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 6 shtatorit, deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 20 vatra. Prej tyre, 11 mbeten aktive, shtatë janë nën mbikëqyrje, ndërsa dy janë shuar, transmeton KosovaPress.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, me kapacitete tokësore dhe ajrore.

Vëmendja kryesore mbetet në Malin e Dajtit, ku flakët vazhdojnë të jenë aktive. Në ndërhyrje po marrin pjesë edhe Forcat e Armatosura me efektivë, mjete dhe helikopter.

Situatë problematike paraqitet edhe në Kryezi të Kavajës. Krahas forcave zjarrfikëse, në këtë zonë është angazhuar edhe një avion “Air Tractor”.

Zjarre aktive janë raportuar gjithashtu në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit. Në Lezhë po vazhdon ndërhyrja në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura.

Në Qarkun e Shkodrës, vatra Bardhaj–Myselim mbetet aktive. Në operacion janë përfshirë strukturat vendore, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura, përfshirë dy helikopterë. Flakët vazhdojnë edhe në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Vatra aktive janë regjistruar edhe në Kropisht të Selenicës dhe Vokopolë të Poliçanit.

Ndërkohë, disa zjarre në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë nën mbikëqyrje. Situata në Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit po ashtu po monitorohet.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po e ndjek situatën në të gjithë territorin e Shqipërisë, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pronës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

34 aksidente dhe 1562 gjoba trafiku te shqiptuara per 24 ore 6a9e6c8f93632
Lajmi i mëparshëm

34 aksidente dhe 1562 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

shperthimet ne bazen ushtarake ne bolivi shkon ne 6 numri i te vdekurve 84 te plagosur 6a9e6d516b706
Lajmi i radhës

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

Të fundit nga

“Regjistrim” i arinjve në Maqedoni!

Synohet të zbulohet sa arinj të murrmë ka në vend Nis regjistrimi i parë kombëtar gjenetik i ariut të murrmë në Maqedoni – deri në fund të vitit synohet të mblidhen rreth
ShkoLartë