shperthimet ne bazen ushtarake ne bolivi shkon ne 6 numri i te vdekurve 84 te plagosur 6a9e6d516b706

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

September 7, 2026
1 minut lexim

Ka shkuar në gjashtë numri i viktimave nga shpërthimet e fuqishme në një strukturë ushtarake në Bolivi, ku ruheshin fishekzjarrë, granata dhe TNT të konfiskuara.

Shpërthimet ndodhën të premten pasdite në Vyatka, një qytet me rreth 100 mijë banorë, rreth 30 kilometra nga kryeqyteti administrativ La Paz.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi të dielën se ekipet e shpëtimit kishin gjetur tre trupa të tjerë nën rrënoja, duke e çuar në gjashtë numrin e të vdekurve, mes tyre tre ushtarë.

Sipas autoriteteve, 84 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa 11 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënoja, ndërsa ekspertët po shqyrtojnë zonat dhe materialet e prekura nga shpërthimet, si dhe strukturat e dëmtuara.

Ministri i Mbrojtjes, Ernesto Justiniano, deklaroi se në objekt ka ende zona që duhet të kontrollohen nga ekspertët.

Shkaqet e shpërthimeve nuk janë bërë ende të ditura.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia perballet me 11 vatra aktive zjarri situata problematike ne malin e dajtit 6a9e6cf0740b0
Lajmi i mëparshëm

​Shqipëria përballet me 11 vatra aktive zjarri, situata problematike në Malin e Dajtit

aida doci surprizon me ndryshimin ne pamje ja si dukej me pare 6a9e6e1d47556
Lajmi i radhës

Aida Doci surprizon me ndryshimin në pamje, ja si dukej më parë

Të fundit nga

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, përgjatë relieveve malore në lindje dhe

I erdhi fundi Denion Meidanit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi parashikon një shkëmbim mes dy ambasadorëve
ShkoLartë