shqiperia nis pergatitjet asani dhe berisha atmosfere shume e mire 68b5da33b192f

Shqipëria nis përgatitjet, Asani dhe Berisha: Atmosferë shumë e mirë

September 1, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Jasir Asani dhe Medon Berisha kanë folur nga vendi i grumbullimit.

Jasir Asani e vlerësoi atmosferën pozitive dhe theksoi se janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë për të marrë tre pikë.

“Atmosfera dihet që është shumë e mirë, sot është dita e parë e stërvitjes. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë jemi në maksimumin tonë. Do përgatitemi për Letoninë. Kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë dhe me datë 9 patjetër që duhet të marrim tre pikët në shtëpi. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë, të gjithë do japin maksimumin që t’ia dalim sepse 3 pikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën.

Tifozët janë mbështetja jonë e madhe dhe mendoj se do të vijnë plot dhe do e mbushin stadiumin për të na dhënë ne përkrahje të madhe. Ne do japim nga nxehja maksimumin sepse ne duhen ato 3 pikë. Besoj se bashkë me tifozët do ia arrijmë”, përfundoi Jasir Asani.

Mesfushori Medon Berisha foli për atmosferën në skuadër, ndërsa nënvizoi se miqësorja ndaj Gjilbraltarit vlen për të parë gjendjen e ekipit.

“Atmosfera është shumë e mirë, po presim skuadrën të grumbullohet për t’u stërvitur sot dhe të përgatisim këto dy ndeshje. Ndaj Gjibraltarit do e marrim si një test serioz për të parë se ku jemi”, tha Berisha, ndërsa foli edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë që do të luhet më 9 shtator në “Air Albania” në ora 20:45.

“Letonia është ekip shumë i organizuar dhe kompakt dhe duhet të ruajmë tranzicionin negativ të atyre. Kënaqësi të luajmë në “Air Albania” dhe i mirëpresim të gjithë tifozët të na mbështesin”, përfundoi Medon Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marta kos ne slloveni shqiperia mund te behet pjese e be se brenda vitit 2029 68b5d9d4727be
Lajmi i mëparshëm

Marta Kos në Slloveni: Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së brenda vitit 2029

peci nuk jam hic pishman qe kam dale nga ldk ja themeluam shtepine politike lista
Lajmi i radhës

Peci: Nuk jam hiç pishman që kam dalë nga LDK-ja, themeluam shtëpinë politike Lista Guxo

Të fundit nga

ShkoLartë